Tedi Blushi: I kujtoj Ballës se Zëdhënësi zyrtar i Presidentit jam unë, ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin

25/09/2019 19:19

“Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën”, kështu ka thënë zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.

Zëdhëdhënësi i presidentit nuk i ka kursyer ndërkohë ironinë për socialistin Taulant Balla, (i cili më herët dha një intervistë për DW) për të cilin shkruan: “E falenderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë!I a kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit. Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave!”.

Reagimi i plotë

E falenderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë!
Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën.
Presidenti Meta, jo vetëm ka respektuar Kushtetutën, por edhe:
– Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut;
-Vendimin e Gjykatës së Strasburgut që përcakton se e drejta e zgjedhjes nuk është proceduriale, por substanciale për të garantuar rendin demokratik;
– Detyrimet e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për garantimin e lirive dhe pluralizmit politik;
– Kriteret e Kopenhagenit, që janë në themel të BE.
Për këto ka folur qartë dhe Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit!
Ia kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit.
Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave!

Top Channel