Zyrat përfundojnë në janar, ministadiumet në shtator 2020.

Shtëpia e futbollit, i quajtur ndryshe kompleksi sportiv ku gjendet ndërtesa e zyrave të reja të FSHF dhe dy ministadiumeve po shkon drejt përfundimit.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës shqiptare të futbollit, Ilir Shulku tregon më tepër për ecurin e këtyre punimeve, investimin dhe se kur do të jetë gjithçka gati.

Ndërkohë që godina e zyrave është drejt përfundimit dhe kanë mbetur rafiniturat e brendshme, dy fushat e ministadiumeve do të kenë një afat për shtatorin tjetër, për t’ju vënë në dispozicion ekipeve kombëtare për eliminatore e ardhshme.

Ndërkohë është parashikuar që ndërtohet edhe një hotel i cili do të shërbejë për grumbullimet e ekipeve kombëtare, një investim që kërkon shtesë të buxhetit aktual i cili është një investim i FIFA-s dhe FSHF-s.

Endi Tufa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA