Kryeministri Edi Rama ashtu siç u paralajmërua në një intervistë nga SHBA foli për: Prezantimi me Kryeministrin Mitsotakis; Rikthimi i idesë së Shengenit rajonal; PO-ja e Bundestagut për çeljen e negociatave BE-Shqipëri dhe Reforma Zgjedhore si hap drejt Konferencës Ndërqeveritare të Shqipërisë me shtetet anëtare.
Qëndrimi i Ramës për Reformën zgjedhore: “ Qëndrimi im dihet, nuk dua të bëj polemika. Është e qartë tani se duhet të përshpejtojmë procesin e reformës sipas rekomandime të OSBE/ODHIR, një orë e më parë të përmbushim këtë kusht, për të pasur datën e konferencës së parë mes Shqipërisë e shteteve evropiane anëtare që është hapi i parë për procesin e çeljes së negociatave.
Ndërsa për reformën zgjedhore, procesin do e ndajmë në dy pjesë “ garantimi i një ligji zgjedhor dhe 2 të respektojmë idetë e tjera por në raport me BE këto të parat janë të domosdoshme. Ne jemi partia e shumicës, kemi dhe ne idetë tona, kontribute për të dhënë përtej këtyre por në raport me BE-në duhen këto dhe në raport me zgjedhjet e ardhshme janë të domosdoshme. Pjesa tjetër është mbase e nevojshme por nuk është gjëja më e domosdoshme. Kështu që edhe ne kemi një ide që do ta çojmë deri në fund që është vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë dhe duam që ata të votojnë në zgjedhjet e ardhshme por kjo i mbetet pjesës së dytë të procesit, natyrisht para zgjedhjeve të ardhshme.
Prioritet tani është kalimi i i ndryshimeve në ligjin zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR.
Për këtë duhet dhe harmonizim edhe me OSBE/ODIHR dhe partnerët ndërkohë që strukturë ndërkombëtare dhe përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh me shqiptarët nuk kam për të pranuar asnjëherë”, deklaroi kryeministri.
Ju do ta kaloni edhe nëse opozita jashtë parlamentare është kundër?
“Për pjesën e parë nuk ka nevojë për opozitën joparlamentare. (Për rekomandimet për Shqipërinë për çeljen e negociatave). Nuk besoj se ata janë kundër, janë të shkruara e bardha në të zezë. kjo i duhet Shqipërisë tani jo qeverisë, të realizojë sa më shpejt vendet e zbrazura të drejtësisë si pasoje e spastrimit .
Top Channel