Përveç angazhimit për të realizuar reformën zgjedhore përmes një strukture të posaçme ekstraparlamentare, një pikë tjetër e rëndësishme e qëndrimit të opozitës është gatishmëria e PD-së dhe aleatëve të saj për të diskutuar jo thjesht ndryshimin e disa neneve në Kod, por për të bërë një reformë të thellë partiake dhe kushtetuese.
Duke e konsideruar të domosdoshme përfshirjen në hartimin e refomësedhe të grupeve të interesit dhe shoqërisë civile, opozita shprehet qartë për vullnetin e saj për të reformuar sistemin politik përmes 3 ndërhyrjeve madhore.
“Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.”
Në qendrimin e saj, opozita vë në dukje se reforma zgjedhore përmirëson aspektet teknike të organizimit të zgjedhjeve, por është e pamjaftueshme për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Asnjë Reformë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk ekziston vullneti politik dhe institucional për të zbatuar ligjet në fuqi. Reformat Zgjedhore marrin kuptim vetëm atëherë kur krimet elektorale të së shkuarës të jenë hetuar në mënyrë profesionale dhe të pavarur dhe autorët e krimeve të jenë përballur me ligjin.”- thuhet në qendrimin e opozitës, e cila liston shitblerjen e votës, presionin mbi zgjedhësit në administratën publike, abuzimin me burimet shtetërore, cënimin e sekretit dhe lirirsë së votës, manipulimin e fallsfikimit të rezultatit si çështje që duhen hetuar dhe ndëshkuar nga organet e zbatimit të ligjit.
Opozita thekson në qendrimin e saj se “duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Qendrimi i opozitës për reformën zgjedhore përfshin edhe dhënien e garancive për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët, përmes bërjes efektive të Referendumeve.
“Kodi Zgjedhor aktual, i pandryshuar për këtë çështje që nga viti 2000, pamundëson zhvillimin efektiv të Referendumeve. Referendumet janë e vetmja formë që përveç mundësisë për vendimmarrje të drejtëpërdrejtë nga qytetarët për një çështje, garantojnë edhe të drejtën e qytetarëve për të ndikuar drejtëpërdrejtë në politikbërje, nga Qeveria, Parlamenti dhe partitë politike.”-thuhet në qendrimin zyrtar të opozitës.
Top Channel