Profesoresha“Emeritus”, 77 vjeç e për t’u patur zili: 10 km ecje dhe 3 herë not në ditë!

25/09/2019 19:56

Profesoresha e mirënjohur Luljeta Bozo ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, në një rrëfim personal për veten, familjen dhe karrierën e saj ndër vite.

E nderuar me titullin “Emeritus”, 77 vjeçarja vazhdon të japë mësim në universitet me shumë dëshirë e pasion për të qenë pranë të rinjve. Madje, sipas saj, këta të fundit i japin forcë dhe energji për të bërë një jetë aktive.

Përpos moshës dhe angazhimeve të shumta, profesoreshë Luljeta tregoi se çdo ditë ecën më shumë se 10 kilometër në ditë dhe ky është një rregull që ajo e zbaton me përpikmëri.

Noti është një tjetër pasion i rinisë së profesoreshës, që tashmë ajo e praktikon sa herë mundet. Thënë këtë, ajo tregoi se kur shkon të pushojë në Vlorë, noton tre herë në ditë nga 500 metër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA