Kryeministri Edi Rama ashtu siç u paralajmërua në një intervistë nga SHBA foli për: Prezantimi me Kryeministrin Mitsotakis; Rikthimi i idesë së Shengenit rajonal; PO-ja e Bundestagut për çeljen e negociatave BE-Shqipëri dhe Reforma Zgjedhore si hap drejt Konferencës Ndërqeveritare të Shqipërisë me shtetet anëtare.
Por si e lexon kryeministri Po-në nga CDU/CSU: Së pari ishte qeveria gjermane një dritë jeshile për të shkuar në këshillin evropian për çeljen e negociatave për Shqipërinë, është gjëja më normale, duhet të mësohemi se duke çelur negociatat kemi çel një rrugë ku duhet të përmbushim mijëra kushte për të mirën tonë.
Negociatat janë për ta bërë Shqipërinë një vend evropian. Jam shumë i inkurajuar nga kjo dhe mirënjohes kancelares.
Jam mirënjohjes dhe tyre që e mbështetën Shqipërinë, por mirëkuptoj dhe ata që votuan kundër, do t’i mbushim mendjen dhe atyre.
Top Channel