Sot ndeshja historike e Kosovës përballë Turqisë do të transmetohet në Top Channel, prime i Big Brother VIP spostohet të mërkurën 31/03 07:28
Ivi Kaso, përfaqësues i Partisë Demokratike, ka braktisur diskutimet që po zhvillohen aktualisht për reformën zgjedhore. Kaso është larguar nga tryeza ku ndodhen përfaqësues të Partisë Socialiste, opozitës parlamentare dhe OBSE-së.
Nuk dihen arsyet e largimit të përfaqësuesit demokrat nga takimi i organizuar nga OSBE, por ky veprim ka shkaktuar debate në tryezë midis deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.
Deputeti Kujtim Gjuzi i është drejtuar bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, se: “Po ta prish PD-ja tryezën”.
Edhe deputeti tjetër, Adriatik Alimadhi, ka reaguar duke kërkuar largimin e opozitës nga tryeza, pasi ajo po merr ngjyra politike.
Top Channel