CDU/CSU dhe SPD miratuan dokumentin që i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deputetët gjermanë megjithatë kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa.
Me prioritaret para konferencës së parë të anëtarësimit dhe shtatë të tjera para se të fillojë konferenca e dytë, ajo e hapjes se kapitujve të parë.
Dy kushtet e vendosura nga Bundestagu para se të fillojë konferenca e parë e anëtarësimit, e cila pritet të jetë nga pranvera e vitit te ardhshëm janë funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe miratimi i reformës zgjedhore.
Sipas deputetëve, ligji i ri zgjedhor duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore.
“Përpunimi i draftit të hartuar aty duhet të bëhet në një dialog të hapur duke përfshirë të gjitha forcat politike, siç rekomandohet në raportin e ODIHR-it të datës 5 shtator 2019″, thuhet ndër të tjera në dokumentin që siguroi Dojçe Vele.
Para se të fillojë konferenca e dytë e anëtarësimit, para se të hapen dy kapitujt e parë të negociatave, deputetët kërkojnë nga qeveria federale që të ketë konstatuar përmbushjen e këtyre kushteve nga ana e Shqipërisë:
– zbatimi i ligjit për reformën zgjedhore
– fillim i procedurave penale kundër gjykatësve dhe prokurorëve, të cilët në procesin e Vetting-ut janë akuzuar për sjellje të dënueshme penalisht.
– fillimi i procedurave nga prokuroria dhe eventualisht gjyqësori kundër atyre që kanë pasur lidhje me blerjen e votave si dhe ecuri serioze dhe të shpejtë të proceseve.
– ngritja e strukturës speciale për luftimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vënia në punë e saj.
– suksese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë edhe nisjen përfundimin e proceseve të para gjyqësore kundër zyrtarëve dhe politikanëve të rangut të lartë.” Këtu hyjnë hetime pro-aktive, eventualisht ndjekje dhe dënime penale në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar
– përparime të prekshme në reformën administrative, duke përfshirë verifikimin e punësimit të zyrtarëve të lartë dhe drejtorëve, duke mbajtur parasysh edhe kritikat për parregullsi.
– një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Nëse vendoset mbajta e zgjedhjeve të reja lokale, ato duhet të bëhen mbi bazën e ligjit të ri zgjedhor.
Vetëm 28 deputetë ishin kundër dhe katër abstenuan nga 246 deputetë që ka gjithsej grupi parlamentar më i madh në Gjermani. Grupi parlamentar socialdemokrat e kishte miratuar më parë të njëjtin dokument. Të enjten në mbrëmje dokumenti pritet të miratohet në Bundestag.
Kryeministri Edi Rama reagoi menjëherë përmes Tëitterit duke falëenderuar deputetet e CDU/CSU që votuan pro e duke shtuar se ata qëe votuan kundër, do ti bindim se Shqip2ria e meriton hapjen e negociatave.
Por për kryetarin e Partise Demokratike Lulzim Basha 9 kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave, janë dështim i qeverisë dhe jo i shqiptarëve.
Top Channel