Erion Veliaj shkon në SPAK/ Kryebashkiaku i Tiranës është vendosur nën hetim pasuror
26/12 19:30
OSBE organizon një konferencë me temë “Të mohuar nga sistemi: Ngritja e një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e demokracisë”.
Marrin pjesë të gjitha partitë e spektrit politik shqiptar së bashku me ekspertët më të mirë në vend të çështjeve zgjedhore. Gazetari i Top Channel-it, Muhamed Veliu raporton se PD përfaqësohet nga Ivi Kaso.
Në axhendën e konferencës parashikohen të flitet fillimisht mbi qëndrimet paraprake të aktorëve politikë për sistemin zgjedhor, ku do të marrë fjalën fillimisht Myslim Murrizi, më pas Nimet Musaj, Adriatik Alimadhi, Engjëll Bejtaj, Paskal Milo e Astrit Patozi.
Top Channel