Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është pyetur sot nga gazetarët për kushtin e PD për largimin e Ramës si kryeministër para se të ulen në tryezë. Kryemadhi tha ky nuk është kusht I LSI.

“Nga ne jo, ajo ka qenë nga zoti Basha dhe zoti Basha sigurisht që ka qenë sepse dekreti i Presidentit për hir të së vërtetës i 10 Qershorit përsa i përket ç’tensionimit të situatës politike”.

Kryemadhi thotë se: “Tryeza ka marrë vendimin që të marrë pjesë në tryezën e parë dhe nuk është larguar ndonjëherë. Ka pasur diskutues të tjerë pas z. Kaso dhe po të shikoni kur është bërë pushimi është larguar. Ne na erdhi një ftesë që për hir të së vërtetës ishte pak e çuditshme, që erdhi menjëherë me letrën e hapur të dashurisë së z. Rama ndaj partive opozitare. Pasi opozita mori vendimin që do të marrë pjesë, ne na u dërgua një axhendë nga zyrat e OSBE-së, që për mua mund të jetë proces teknik, por edhe mungesë serioziteti. Sepse, nuk mund të dërgosh për një konferencë kryetarët e partive pa një axhendë se për çfarë do të flitet dhe për çfarë do të diskutohet. Prezenca jonë atje ka qenë për të dhënë një sinjal, duke pasur parasysh që çështja e negociatave është shumë më e rëndësishme sesa interesat politike të partive politike. Qoftë z. Kaso apo dy përfaqësuesit e tjerë të opozitës, z. Muharrem Çakaj i LSI dhe Arjan Madhi i PR, prezenca e tyre ishte për të treguar që opozita është solide, është e gatshme për çdo tryezë që ka të bëjë me zgjidhjen e krizës në të cilën është e përfshirë Shqipëria.”

  Kryemadhi: Shqipëria në listë pritjeje, vështirësohet hapja e negociatave

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA