Debati për vendin si titullar në portën e përfaqësueses gjermane është ndezur në nivelin maksimal.
Shkaku është një intervistë e portierit të Barcelonës, Marc Andre Ter Stegen kur tha se ka të vështirë që të durojë rolin e zëvendësuesit në Kombëtare. Situata ka arritur deri në atë pikë sa Bayerni i Mynihut nëpërmjet presidentit Uli Hoeness të kërcënojë Federatën Gjermane të Futbollit me bojkot të lojtarëve të tij në kombëtare nëse Loew nuk e mban Neuer titullar, një lajm ky që bëhet i ditur nga ‘Bild’.
Sipas FIFA, klubet janë të detyruara që të t’u japin lojtarët Kombëtareve të tyre kur ata thirren nga trajneri, përveç rasteve kur janë të dëmtuar ose tërhequr. Por ekziston një normë e FIFA që shpjegon se klubi mund të vendosë që të mos e bëjë diçka të tillë, por duke vuajtur pasojat e paguar gjobat.
Nëse bëhet fjalë për një ndeshje zyrtare, klubi do të paguajë një gjobë prej 6000 Frangash zvicerane ndërsa ne rast se është sfidë miqësore gjoba është 4000 Franga Zvicerane shifra këto që Bayerni nuk i ka problem t’i paguajë.
Por gjoba nuk është pasoja e vetme që Bayerni do të vuajë nëse vë në jetë këtë kërcënim. Klubi mund të jetë i detyruar të mos i aktivizojë lojtarët në ndeshjet e 5 ditëve pas sfidave të kombëtares, duke qenë se ata nuk u lejuan t’i bashkohen asaj dhe nëse kjo normë nuk do të zbatohet ai klubi do të humbasë në tavolinë.
Bayerni është mësuar që t’i japë shumë lojtarë përfaqësuese gjermane dhe tani rrezikon që jo vetëm të paguajë një gjobë të majmë për çdo grumbullim, por edhe të humbasë një pjesë të mirë të lojtarëve në ndeshjet që janë pas sfidave të përfaqësueses.
Top Channel