Sot u mblodh tryeza e inicuar nga OSBE ku ishin të gjithë përfaqësuesit e partive politike. Për të diskutuar mbi këtë temë në Top Talk ditën e sotme ishte Oerd Bylykbashi i PD dhe Muslim Murrizi nga opozita parlamentare.

I pyetur se pse u larguan nga tryeza, Bylykbashi tha: “Deklarata ishte mjaft e qartë, ne shpalosëm një qëndrim shumë të qartë ku në themel përveç mbështetjes sonë të plotë në raport me një reformë zgjedhore të vërtetë e rëndësishnme ëshrtë edhe qëndrimi ynë në raport me procesin e reformës zgjedhore dhe mungesën e legjitimitetit në mënyrë thelbësore jo vetëm të parlamentit por edhe të komisionit të reformës zgjedhore. Është e nevosjme të gjendet një zgjidhje reale që reflekton interesat e elektoratit shqiptar”.

“Ne iu përgjigjëm një ftese të partnerëve ndërkombëtar, dhe ne si çdo opozitë e ka interes thelbësor reformën zgjedhore. partnerët ndërkombëtar kanë bërë dhe po bëjnë çmos për demokracinë shqiptare.

Ne dhamë qëndrimin tonë në favor të reformës zgjedhore, por është një reformë që vazhdon dhe në 2018 indentifikuam që problemet kryesore të zgjedhjeve që dilnin nga rekomandimet e Odhirit nuk kanë lidhje me ndryshimin e kodit zgjedhor por me zbatimin e ligjit dhe ne bëmë të qartë këtë qëndrim për të cilin nuk ka kundërshtim as në faktorin ndërkombëtar, nuk ka kundërshtime as nga rekomandimet e OSBE/ODHIr dhe për rrjedhojë më shumë se sa aq në atë tryezë nuk do të shtohej diçka”, tha ai më tej.
Po ashtu edhe deputeti Murrizi foli për largimin nga tryeza:

“Nuk ishte sinkronizim me PD , e vërteta është që nga ajo që unë dëgjova nga Kaso ishte më e avancuar nga ajo çfarë është diskutuar deri më tani në komisionin e reformës zgjedhore. Ishte edhe për ligjin e partive politike, ishte e gatshme të bënte më shumë nga çkishte propozuar ky komision. E vërteta është që prej 18 muajsh ai komision i parë që ka ardhur në mënyrë të njëanshme që u desh të futej të seancë po nuk u lejua në Konferencën e
Kryetarëve, e gjithë puna që është bërë në atë komision prej 18 muajsh janë thjesht disa arnime”, tha Murrizi.

Pse në mënyrë të njëanshme, kishte konspiracion midis dy të mëdhenjve?

“Jo, por pas braktisjes së Kuvendit nga PD nuk është parashikuar që ne do të futeshim në Kuvend më datë 23 dhjetor. PS ka nxituar që të binte si propozim të pjesës së saj të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ta fuste në agjendë, ta kishte aty në dhjetor të 2018, një propozim të njëanshëm sepse pjesa tjetër, anëtarët e komisionit të opozitës nuk kanë qenë dakord për t\i futur të gjitha këto propozime”, tha Murrizi.

Ndjeni një lloj presioni kur dy të mëdhenjtë bëhen bashkë?

‘Jo unë i kam provuar të mëdhenjtë shpesh. kam dhënë prova që jam përball me ta.Problemi është që nga i dërguari politik jo teknik, se është anëtar kryesie Ivi Kaso, u shkel kodi etik i të ftuarit. Kur je i ftuar diku nuk mund ti biesh me shkelm tavolinës së atij që të ka ftuar dhe kjo ishte revolat dhe qëndrimi im ndaj atij gjesti”, tha ai.

Po për deklaratën e Finos pë rikthimin tuaj në tryezë?

“Unë e mirekuptoj Finon sepse Rama dhe Basha janë 2 individë dhe ata që u shkojnë nga pas janë të vetmit që nuk e duan ndryshimin e sistemit zgjedhor. “

Do vazhdoni të jeni në komisionin e reformës zgjedhore me bashkë kryetar Gjiknurin?

“Tek Gjiknuri është ajo që ne më së pari, pra dy deputetët tanë zoti Elezi dhe Zeneli kanë lancuar në konferencë shtypi para dy muajsh që pas daljes së përgjimeve për dosjen 184, moralisht Gjiknuri nuk duhet të jetë më bashkë kryetar i atij komisioni sepse është njollosur për vënien dorë në zgjedhje dhe në votën e lirë të qytetarëve. Unë mendova që ardhja e Ivi Kasos do basohej me deklaratën e dorëheqjes së Gjiknurit. Ne do këmëbëngulim edhe te PS që Gjiknuri të mos jetë më bashkë kryetar”, tha Murrizi.

“Reforma zgjedhore pa dakordësinë e opozitës nuk vlen. Edhe mocioni që ka nxjerrë CDU/CSU dhe SPD e bëjë të qartë këtë, pra nuk është histori numrash kjo punë”, u shpreh Bylykbashi nga ana tjetër.

Keni kushte për tu ulur, për ta biseduar këtë proces?

“Ky instrument parlamentar nuk ka vlerë, koncepti i atij komisioni ka rënë në momentin kur opozita nuk është më aty. Ne po flasim për një mekanizëm që përveç palëve kryesore, aty duhet të jenë patjetër edhe faktoi ndërkombëtar që të jetë i garantuar produkti. Ne do i shkojmë sa më fort demokracisë përfaqësuese. Më e rëndësishmja tani është: të zbatohet ligji ekzistues, shitblerja e votave është vepër korrupsioni, ska të dënuar dhe nga ana tjetër duhet të reformojmë ligjin e partive politike, në thelnb të të cilit është jo vetëm transparenca politike finaciare të jetë edhe reformimi i mekanizmit me të cilin funksionojnë partitë politike.

Askush deri më sot nuk ka rrënuar zgjedhjet si Edi Rama . Duhet të gjetur mënyra se si Edi Rama të ketë duart larg nga zgjedhjet”, tha Bylykbashi.

Si do i gjeni kur ikni nga tryeza?

“Vetë fakti që reagoi ambasada amerikane për prezencën tonë atje, ishte një moment i cili përbënte një veprim të rëndësishëm me të cilën ne edhe shpalosëm qëndrimin tonë. ne kërkojmë që ligji ekzistues të zbatohet se ndryshe zgjedhje të lira nuk ka “, tha Bylykbashi.

Po bëheni gati për zgjedhjet e 2021?

“Zgjidhja e vetme për këtë krizë janë vetëm zgjedhjet e parakohshme, të cilat duhet të kenë garanci që të jenë të lira dhe të ndershme”, tha në fund Bylykbashi.

Top Channel