Lulzim Basha tregoi se ka patur përpjekje ndërkombnëtare për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Pa dhënë shumë shpjegime ai kërkon që t’i bëhet një pyetje Kryeministrit Rama. duke ju drejtuar gazetarëve Basha tha: Ndaj ju lutem nëse ju lejojnë, bëjani këtë pyetje kryeministrit : Përse ka refuzuar ofertën e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës?

Por se cila është kjo ofertë kryetari i Partisë Demokratike nuk e bëri të ditur. Vetë Basha disa ditë më parë tha se krizën do e zgjidhin shqiptarët dhe jo ndërkombëtarët. Ndërkohë ulja e retorikës dhe ndalja e protestave është komentuar gjerësisht si një sinjal se jashtë vëmendjes publike kishte nisur një lëvizje e fortë për të gjetur një zgjidhje. Flitet se ishin ndërkombëtarët që po e bënin këtë, por as Basha dhe as Rama nuk e pranuan zyrtarisht. Lulzim Basha ndërkohë tha se as Partia Demokratike, as opozita e bashkuar nuk kanë qenë pengesa për dialogun politik, për t’i dhënë fund krizës.

“Dua ta përsëris për çdo shqiptar dhe është e nevojshme ta përsëris në kushtet kur mesazhi shpesh herë humbet në kakofoninë e kundërmesazheve. Partia Demokratike dhe unë i kemi thënë po propozimit të partnerëve tanë ndërkombëtarë që në datën 9 qershor. Ai që ka refuzuar propozimin për zgjidhjen e krizës, ai që ka refuzuar angazhimin e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës, është Edi Rama”.

Kryetari i PD-së tregon edhe arsyen sipas tij: Sepse, donte të kapte pushtetin lokal me një proces monist, antikushtetues, dhe siç duket qartë edhe nga provat e publikuara edhe nga raporti i OSBE – ODHIR, kriminal. Sepse për të pushteti i tij, vjen përpara Shqipërisë, vjen përpara shqiptarëve.

“Ndaj ju lutem nëse ju lejojnë, bëjani këtë pyetje kryeministrit : Përse ka refuzuar ofertën e faktorit ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës? Sepse, nuk është as Partia Demokratike, as opozita dhe as unë shkaktari dhe fajtori për refuzimin e asaj oferte. Është një dhe një njeri i vetëm, dhe ky është Edi Rama, tha Basha.

Kjo deklaratë duket se është vijimi i dialogut në distancë mes Bashës dhe Ramës. Pak ditë më parë, Kryeministeri me anë të një letrë publike i kërkoi opozitës që të uleshin së bashku për Reformën Zgjedhore. Gjithcka u duk se po shkonte drejt një dialogu kur opozita vendosi që të marrë pjesë në tryezën e organizuar nga OSBE. Por në të njëjtën kohë që mbahej tryeza, Basha doli para mediave duke ja ulur peshën kësaj tryezë e duke sfumuar vëmendjen ndaj saj. Kjo dalje e Bashës e më pas braktisja e tryezës së OSBE nga përfaqësuesi i PD Ivi Kaso i shtuan akoma më shumë dyshimet në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA