
23/02 23:03
Ka qenë një debutim i mirë i Mario Balotelit mbrëmjen e djeshme ndaj Juventusit, ku Breshia e tij gjithsesi u mund me shifrat 2-1. Megjithatë më tepër se për performancën, të gjithë tashmë po flasin për këtë video që po qarkullon nepër rrjet ku duket sikur Baloteli pi cigare në dhomat e zhveshjes.
Kamerat kane hyrë në dhomat e zhveshjes pak përpara fillimit të ndeshjes dhe duket që Mario ka diçka në gojë. Pamja është shumë e shpejt, por nga sa dallohet nga një shikim i thjeshtë ngjan sikur po tynmos një cigare, por lëvizja e kameras është shumë e shpejtë.
Top Channel