Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf thekson se për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian është thelbësore që palët politike të zhvillojnë një dialog, i cili duhet të japë rezultate konkrete për kodin zgjedhor.

“Përsa i përket ecurisë së mëtejshme të procesit të afrimit të Shqipërisë me BE-në, do të jetë thelbësore të zhvillohet një dialog me rezultate konkrete për kodin zgjedhor. Gjermania mbetet e gatshme të shoqërojë këtë proces duke ofruar mbështetjen e saj”, shprehet ambasadori gjerman.

Në lidhje me tryezën e organizuar sot nga OSBE për reformën zgjedhore, ambasadori Zingraf thekson: “Tryeza e sotme e organizuar nga OSBE dhe Kuvendi i Shqipërisë është një hap i parë i rëndësishëm i një dialogu gjithpërfshirës dhe bipartizan, për t’i dhënë reformës zgjedhore një shtysë të re. Unë përshëndes faktin, që përfaqësues të qeverisë, të opozitës parlamentare dhe asaj jashtëparlamentare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë ulen në një tavolinë dhe këshillohen për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it. Kjo tregon gatishmërinë, për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA