Pamjet që shihni janë siguruar nga Top Story dhe janë marrë nga kamerat e sigurisë së një prej banorëve në Wimbledon. Një burrë me kapele, për të cilin autoritetet janë të bindur se bëhet fjalë për “grabitqarin e Uimbledonit” afrohet me një shkallë në dorë.
Sipas policisë angleze, hajduti Astrit Kapaj futej nëpër shtëpi kryesisht nga dritaret e banjove apo të papafingove në katet e sipërme të shtëpive, që shpesh të zotët e shtëpisë i linin hapur.
“Një rast ishte verën e shkuar, në orën tetë, të hënën në mbrëmje. Njerëzit ishin duke parë TV poshtë dhe vajza e tyre ishte te kati i sipërm, në gjumë. Ajo dëgjoi zhurma te dhoma e prindërve dhe mendoi se ishin ata. Pastaj dëgjoi prindërit të ngjiteshin lart, dhe aty vunë re që mungonin disa stoli.
Ashtu e kuptuan që ishte “Grabitqari”, tha Laurie Porter, Kordinatore e komunitetit, Wimbledon.
Shumë oficerë policie deklaronin se askush nuk mund ti afrohej grabitqarit të Wimbledonit, sa i përket periudhës kohore dhe vlerës së sendeve që kishte arritur të vidhte.
Top Channel