Pas arrestimit të tij, shumë gazetarë anglezë erdhën në Gjorm, jo vetëm për të mësuar mbi jetën e “grabitqarit të Wimbledonit” por edhe për të parë nëse kishte shenja që paratë e vjedhjeve të kishin mbërritur tek të afërmit e tij në Shqipëri.

“Fola me vëllain e tij. Mesa pashë, ishte një njeri shumë i rregullt. Nuk kishte asnjë dijeni për krimet. Nuk ishte krenar që i vëllai kishte kryer këto shkelje.

Besoj se kishte një farë turpi nga familja e tij. Një nga gjërat që më interesonte mua, ishte nëse kishte përdorur paratë e vjedhura në Londër për të ndërtuar prona ose për të pastruar paratë në Shqipëri. Nuk kishte prova që mund të ta vërtetonin këtë”, tha Stephan Wright, Gazetar “Daily Mail”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA