Ngjarja e rëndë e ndodhur më 21 shtator në Shkodër ku një shtetas bullgar i paraqitur si boksier me dokumenta false të kushëririt të tij , humbi jetën, vazhdon të fsheh me sa duket një skemë të jashtëligjshme të përfitimit të parave.
Në një intervistë për Top Channel, Zef Gjoni, trajneri i kombëtares dhe i skuadrës së Vllaznisë, si pjesë e organizimit të këtij aktiviteti, tregon më tepër.
“Tregon pjesën që edhe sportisti që do të vinte ishte i dobët pasi kishte 5 humbje në 5 ndeshje të zhvilluara, por me sa duket ai nuk ka shkuar dhe kanë sjellë këtë për të mos i humbur ato para”, është shprehur trajneri i boksit, Zef Gjoni.
Përfitimi i përfolur për një sportist mund të shkonte deri në 800 euro, dhe për kaq me sa duket ekipi bullgar rrezikoi jetën e një të riu të pastërvitur, për këtë sport.
“Tregon që në raundin e dytë nxori gjak dhe nuk ndihej mirë sepse nuk ishte i përgatitur fizikisht për këtë sport”, ka thënë Gjoni.
A rrezikojnë vërtet jetën sportistët e boksit profesionist?
“Nuk ka për të ndodh kurrë tek ne dhe tek sportistët shqiptarë”, ka thënë trajneri.
Top Channel