Pas shiut, përmbytje/ Rrugë dhe shtëpi nën ujë në Lezhë, Tiranë, Kamëz, Fushë-Krujë dhe Kurbin

24/09/2019 15:01

Mjaftuan për pak orë shi që dhjetëra banorët ta kalonin natën mes ujit në disa fshatra në Kurbin dhe Fushë-Krujë ndërsa në disa zona të vendit stuhitë shkaktuan ndërprerje të energjisë dhe prekën furnizimin me ujë.

Për shkak të reshjeve, lumi Zezë në Fushë Krujë doli nga shtrati duke shkaktuar situatën që shihni në këto pamje

Aty ku dje ishte një rrugë, sot gjithçka është mbuluar nga uji. Përrenj e lumenj të dalë nga shtrati i kanë shndërruar udhët në kanale.
Në fshatin Larushk situata paraqitet më problematike.

Reshjet përmbyten dhe stacionet e pompimit në Fushë Krujë, Fushë Kuqe dhe Adriatik, duke shkaktuar probleme në furnizimin me ujë të Durrësit e Shijakut. Dëme ka patur edhe nga rrëshqitjet e dheut.

Në qarkun e Gjirokastrës me probleme u përballën banorët në zonat rurale të qarkut sidomos me ndërprerje të energjisë elektrike për disa zona në njësinë Antigone, Cepo, Dropull, Zagorie, Lunxhëri.

Top Channel