Mbrëmjen e së hënës Në La Scala të Milanos fitoi çmimin e Lojtarit më të mirë të FIFA duke lënë pas Virgil Van Dijk dhe Cristiano Ronaldo.

Për të arritur në një verdikt të tillë votuan trajnerët dhe kapitenët e skuadrave përfaqësuese, gazetarët sportivë dhe tifozët dhe FIFA publikoi mënyrën e votimit të secilit prej tyre.

Për kombëtaren shqiptare dhanë vendimin e tyre trajneri Edy Reja i cili vendosi Salah në vendin e parë dhe më pas dy lojtarët e Barcelonës, Lionel Messi dhe Frankie De Jong duke injoruar Cristiano Ronaldon.

Ndërsa si kapiten i kombëtares ishte Mërgim Mavraj ai që dha votën e tij dhe që ishte krejt ndryshe nga ai i trajnerit Reja. Qendërmbrojtësi shqiptar injoroi krejtësisht Messin duke vendosur në vend të parë Ronaldon të ndjekur nga lojtarët e Liverpoolit Sadio mane dhe Mohamed Salah.

Përsa i përket medias, përfaqësuesi i Shqipërisë ishte Dritan Shakohoxha i Supersport në platformën Digitalb qe në vendin e parë vendosi Van Dijk për të vijuar më pas me Ronaldon dhe Messin. Përsa i përket vlerës totale, Messi ka marrë më shumë vota nga kapitenët, 377 të tilla kundrejt 337 të votave për Van Dijk dhe 330 për Ronaldon.

Po kështu argjentinasi ka qenë me i preferuari edhe nga trajnerët me 379 vota i ndjekur nga Ronaldo me 307 dhe Van Dijk me 289. Messi fitoi bindshëm edhe në votat e tifozëve teksa mbi 1.3 milionë prej tyre kanë zgjedhur argjentinasin duke lënë Ronaldon në vendin e dytë me mbi 960 mijë vota dhe Van Dijk në të tretin me pak më shumë se 704 mijë vota. Media ka shkuar kundër kësaj rryme teksa i dha 462 vota Van Dijk, 364 Messit dhe vetëm 264 Cristiano Ronaldos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA