Mësimi nëpër shkolla nisi më një orë informuese për veprimet që ndërmerren në rast të një tërmeti.

“Unë po lëkundesha si në curuli (djep)”, thotë një djalë.

“Unë ngriva në vend”, shpret një vajzë e ndërsa një tjetër thotë se “unë me vëllain ishim të qetë, mamin e kapi paniku”.

“Ndërsa unë” tregon zysha, “megjithë informacionin që kisha, nuk munda të veproja, por rrëmbeva fëmijën e vogël e dola jashtë.”

“Unë ndihem më mirë tani, pas këtij demonstrimi, mësova shumë gjëra të reja. Për shembull që mund të mbrohemi nën kasën e derës dhe të mbrojmë kokën e fytyrën kur strukemi poshtë tavolinës”, shprehet dikush.

Top Channel