Kjo është pamja që ofroi zona e Valiasit në Kamëz, ditën e martë. Reshjet e shiut përmbytën shtëpitë, mobiliet dhe orenditë e të cilave u dëmtuan nga shiu.

Këto janë dëmet që ka shkaktuar përmbytja. Familjarët e kësaj shtëpie u detyruan që të ngrinin mobiliet për të shmangur dëmtimin e tyre nga uji.

Reshjet e dendura të shiut që nisën mbrëmjen e së hënës, i shkaktuan dëme të konsiderueshme familjeve në Valias. 130 është numri i pulave të ngordhura nga përmbytjet në njërën prej familjeve.

Shtëpitë e përmbytura i vizitoi edhe kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.

Përmbytjet e kësaj zonë në Kamëz, tashmë janë ta pranishme prej tre vitesh. Për banorët, shkak i kësaj situate është bërë mbulimi i kanalit me tuba, duke penguar qarkullimin e lirshëm të ujit.

Në ndihmë të këtyre banorëve, erdhi ushtria dhe punonjës të bashkisë së Kamzës, të cilët nisën të pastronin kanalin kullues.

Top Channel