Qytetarët e Durrësit ditën e hënë kanë vijuar normalisht aktivitetin e tyre, shumica e pandikuar nga tërmeti i së shtunës. Përgjatë gjithë ditës, sheshi qendror ka pasur lëvizje të vazhdueshme të njerëzve, përveç mbrëmjes, ku për shkak të shiut lëvizja ishte e kufizuar.

Sheshi përpara stadiumit të Durrësit, mbrëmjen e së dielës ishte i mbushur në të katër anët e tij me makina të parkuara dhe njerëz, të cilët ishin në panik për shkak të një lajmi të rremë ku u tha se do të kishte një tërmet të fortë.

Sheshi u lirua nga qytetarët orët e para mëngjesin e së hënës, dhe vazhdoi të ishte i lirë përgjatë gjithë ditës, po ashtu edhe në mbrëmje.

Çadrat e vendosura nga Ministria e Mbrojtjes në stadiumin Niko Dovana në Durrës, ditën e hënë, askush nuk i shfrytëzoi.

Dritat e stadiumit, prej tre netësh tashmë qëndrojne të ndezura. Po ashtu edhe një patrullë e policisë bashkiake qëndron gjatë gjithë natës me qëllim ruajtjen e ambienteve të përgatitura për qytetarët në rast rreziku.

Andi Bora

Top Channel