Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar Sofia, emri tashmë i vajzës me origjinë italiane që ndryshoi gjini, pasi kuptoi se nuk ndihej rehat në trupin e mashkullit.
Duke mos dashur të flasë për jetën kur ishte “ai”, Sofia tregoi se vendimi për të ndryshuar gjini erdhi pasi dëgjoi termin transgjinor, term ky që shpjegoi pikërisht atë që ajo ndiente prej kohësh.
Ajo tregoi se gjithnjë e ka ndjerë se ishte një grua, ndaj vendosi të krijonte një jetë krejtësisht të re, me identitet dhe fizikun e një gruaje, duke lënë përgjithnjë në harresë të shkuarën dhe personin që ajo ishte në atë kohë.
Sa i përket orientimit seksual, Sofia tha se ndikohet më tepër nga ndjenjat e brendshme se sa nga tërheqja fizike, ndaj gjinia e partnerit tjetër nuk ka qenë asnjëherë problem.
Aktualisht ajo pranoi se është në lidhje me një vajzë, që njësoj sikur ajo ka ndryshuar gjini nga mashkull në femër.
Top Channel