Foto/ Reshjet e shiut, prurjet inerte bllokojnë rrugën drejt fshatit Fushbardhë

24/09/2019 07:26

Në njësinë Cepo në Gjirokastër nga reshjet e shiut prurjet inerte kanë bllokuar aksin drejt fshatit Fushbardhë. Rruga ka bllokime në 5 segmente dhe është e përshkueshme vetëm me këmbë.

Probleme me qarkullimin ka vetëm në zonat rurale të qarkut. Në qytet situata është normale. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në zonat në njësinë Anyigone, Cepo, Dropull, Zagorie, Lunxhëri.

Top Channel