Noka e akuzoi se mblodhi firma për Shabanin, Grida Duma i përgjigjet Sekretarit të Përgjithshëm të PD: Nuk është loja ime, jeni njerëz me 20 vjet në pushtet
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi në Durrës një nga disa familjet e dëmtuara nga tërmeti.
Përmes një postimi në Facebook, bashkëngjitur një videoje, Basha shkruan se banorët kanë nevojë për mbështetje dhe jo propagandë.
“Kërkojmë urgjentisht:
• Të bëhet evidentimi dhe transparenca e dëmeve për çdo banesë dhe biznes.
• Të caktohet dhe shpallet publikisht fondi i posaçëm i buxhetit për riparimin e banesave të prekura.
• Të pezullohen pagesat e ujit dhe energjisë për familjet e dëmtuara, deri në stabilizimin e gjendjes.
• Pezullimin e taksës së pronës deri në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.
• Mbështetje me kredi të buta për bizneset që kanë pësuar dëmtime nga tërmeti”, përfundon Basha.
Top Channel