Kjo që shihni është pikërisht zona më e preferuar e “grabitqarit të Wimbledonit”, ku ndodhen pikërisht shtëpitë e vjedhura prej tij, për të cilat Astrit Kapaj edhe u dënua.
Shumë pranë shtëpisë së Laurie Porter, në Atherton Drive, pikërisht në këtë shtëpi, Astrit Kapaj ka vjedhur bizhuteri me një vlerë 371 mijë paund, në shkurt të 2017. Kjo është dhe vlera më e madhe e vjedhur prej tij në një goditje të vetme.
Ndërkaq vetëm disa dhjetra metra më tutje në Arthur Road, ndodhen 2 shtëpi të tjera. Këtu ai ka vjedhur bizhuteri me vlerë 21 mijë paund në dhjetor të 2018-ës. Po në të njëjtën periudhë kohore dhe në të njëjtën rrugë, gjithnjë sipas vendimit të gjykatës, Kapaj ka vjedhur në një tjetër shtëpi
bizhuteri me vlerë 15 mijë paund .
Në procesverbalin zyrtar të siguruar nga Top Story, janë shënuar të 22 vjedhjet për të cilat Astrit Kapaj u dënua.
Një tjetër fakt interesant që përmendet në procesverbalin e gjykatës, në seancën ku Astrit Kapaj u dënua me 14 vite burg, është dhe fakti se gjatë kërkimeve për “grabitqarin”, policia britanike arrestoi edhe dhjetra hajdutë të tjerë në këtë zonë.
“Pjesa e fundit e kësaj që ka nevojë të vihet në diskutim, është se, normalisht, kur dikush e pranon fajin, gjykatës i kursehet kohë. Prandaj, ka ulje të vetë dënimit.
Realiteti është se për 14 vite, edhe po të mos ishte e pranuar faji, dhe të vendosej se ishte fajtor, sa do të kishte qenë dënimi? Mund të kishte qenë deri në 20 vite, për të njëjtin krim. Pyes veten se nga vijnë këto mospërputhje dhe se çfarë i ka shkaktuar”, tha Ian Pelham Turner, Fotograf, Producent
Top Channel