E dërguar në një bar nga nëna e alkoolizuar me qëllim që meshkujt ta shihnin, e përdhunuar në moshën 15-vjeçare.
Këto janë disa prej zbulimeve shokuese të autobiografisë së Demi Moore “Inside out”, që doli në shitje sot dhe që tregon detaje të padëgjuara ndonjëherë mbi të shkuarën e dhimbshme të aktores. Në librin me kujtime, që sipas CBS i dedikohet tre vajzave dhe nënës së saj, aktorja rrëfen pa filtra episode të së shkuarës së saj të trishtë, që sigurisht kanë lënë shenja të pashlyeshme në personalitetin e saj.
Sipas autobiografisë shpërthyese, e ëma, me probleme me alkoolin dhe tentativa vetëvrasjeje pas shpine, e çonte vajzën adoleshente nëpër bare, në mënyrë që meshkujt ta shihnin. Një nga ato mbrëmje, një burrë e përdhunoi dhe e pyeti se çfarë ndjente pasi ishte shitur nga e ëma për 500 dollarë.
Demi Moore nuk është e bindur nëse ajo frazë korrespondonte me të vërtetën, por padyshim, është episodi që ka kushtëzuar jetën e saj. Në librin e saj, aktorja flet edhe për raportin me Ashton Kutcher, 15 vite më i ri se ajo, me të cilin ishte martuar nga 2005 deri në 2011. Demi tregon se pas një aborti spontan, pak pas takimit të tyre, kur ajo ishte 42 vjeçe, gjërat nisën të përkeqësoheshin.
Për të shpëtuar martesën dhe për hir të bashkëshortit, aktorja kishte pranuar madje edhe një marrëdhënie treshe.
“Ishte një gabim”, shkruan ajo, “por doja vetëm të tregoja se sa fantastike dhe argëtuese isha.”
Por kjo marrëdhënie ishte për Kutcher një lloj autorizimi për tradhëti, që u bë sistematike dhe e vazhdueshme.
Top Channel