Instituti i Sigurimeve Shoqërore u krijon vonesa burokratike personave që kanë kontribuar gjate gjithë jetës së tyre aktive për punë e në fund presin ëe marrin pagesën e pensionit .

Në një audit të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit ka rezultuar se ka shumë ankesa të qytetarëve  përsa i përket lidhjes së pensionit, ndërkohë, që ligji përcakton si afat fundin e muajit pasardhës, që nënkupton 30-60 ditë.

Në raport thuhet se disa drejtori të Institutit të Sigurimeve merren ende me verifikimin e dosjeve shkresore ndërkohë që me procesin e dixhitalizimit tanimë çdo informacion në lidhje me vitet e punës  duhet të verifikohet online  çka shkurton dhe kohën për të lidhur pensionin.

Në raportin e auditit të KLS theksohet se ISSH nuk ka bashkëpunuar me Drejtorinë e Tatimeve për subjektet që derdhin contribute, bazuar në paga jo reale apo në mbledhjen e  borxheve të kontributeve nga subjektet debitore, pasi shuma e borxhit  është 12 miliard lekë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA