Spektakli i argëtimit i së shtunës “Shiko Kush Luan”rikthehet në ekranin e Top Channel së shpejti. Në studion “Nova” kanë filluar përgatitjet për çdo detaj të spektaklit, dhe stafi është duke punuar që argëtimi të vijë në maksimum.

“Praktikisht jemi në përgatitjet e fundit të sezonit të tretë të “Shiko Kush Luan”. Edhe pse nuk jemi në xhirimin final, jemi në provë gjenerale, jam e emocionuar njëlloj sikur të isha në xhirim. Është sezoni i tretë. Publiku e dashuron këtë emision dhe kjo është lumturia më e madhe që mund të kem. Përgjegjësia shtohet, sepse publiku pret edhe më shumë argëtim”, thotë autorja dhe moderatorja Luana Vjollca.

Një argëtim që do të vijojë më dy kapitenë, dhe dy skuadrat e tyre.

“Me Flor Binaj do vazhdojmë. Kemi një prurje të re që është Rez Veleshnja. Me orkestrën do vazhdojmë. Kemi edhe një këngëtare të re, por nuk po e zbuloj se e kemi ende surprizë”, sqaron Luana.

Surprizat do të zbulohen shumë shpejt, sepse ‘show’ do të fillojë transmetimet në Top Channel të shtunën e fundit të shtatorit.

“Më datë 28 shtator, çdo të shtuna mbrëma, në orën 21: 00, do të shihemi plot argëtim”, thotë Luana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA