Në një deklaratë për shtyp, zëvendëskryeministri Erion Braçe bëri një bilanc dhe pasqyrim të situatës post-sizmike përgjatë dy ditëve të fundit në vend.
Pasi konfirmoi se infrastruktura rrugore, energjitike, shëndetësore apo arsimore është e aksesueshme dhe e sigurt, Braçe u ndal te lajmi i rremë mbi një tërmet të mundshëm i cili panikosi shqiptarët mbrëmjen e djeshme. Sipas tij do të përballen me ligjin “autorët e këtij lajmi të rremë dhe zotuesit e këtij rrjeti kriminal të përhapjes së lajmeve fake”.
“Loja me lajmet e rreme në politikë është kthyer në sport, por loja me lajme të rreme do marrë fund tani ligjërisht”, tha Braçe.
Më tej shtoi:
“Nuk kam ndërmend të fal ankthin dhe frikën e tejskajshme të prindërve, nuk kam ndërmend të fal mundin dhe stërmundimin e të moshuarve që mezor dje janë çuar nga shtrati, nuk bëjmë kompromis me atë që ka ndodhur dje.”
Top Channel