Aleatët e Lulzim Bashës, kërkojnë prej tij afrimin e të gjithë kontributeve ndër vite përfshi edhe të atyre të cilët u larguan prej lidershipit demokrat përmes listave për deputet.
Propozimi i partnerëve kryesor të lidershipit demokrat parashikon krijimin e dy organeve: senatit të intelektualëve dhe këshillit të ish zyrtareve.
“Krijimi i Senatit të Opozitës. Figura politike dhe qeverisëse të opozitës, si dhe afrimi i intelektualëve në emër te bashkëqeverisjes. Këshilli i ish-deputetëve, ish-ministrave, në të gjitha legjislaturat dhe kryetarëve të Bashkive. Grup që do analizojnë punën e qeverisë dhe do bashkëpunojnë me strukturat, për të ndërtuar trupën konkurruese, për pushtetin lokal dhe qendror”, thuhet në dokument.
Një vëmendje të posaçme i kushtohet marrëdhënies me ndërkombëtarët bashkë me të cilët kërkohet t’i jepet fund krizës politike.
“Dialogu për zgjidhjen e krizës së rënde politike me prezencë të ndërkombëtarëve, me prioritet zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si rruga për daljen nga kriza”.
Reforma zgjedhore është prioritet për të vegjlit andej për të dalë me një qëndrim të përbashkët lihet edhe një afat, 28 shtatori i këtij viti.
‘Në këtë kuadër, të gjitha partitë e koalicionit, të paraqesin opsionet për Reformën Zgjedhore, deri në përcaktimin e një qëndrimi të përbashkët. Propozimet te paraqiten me shkrim brenda 10 ditëve’.
Institucionizimi i vendimmarrjes se kolacioni opozitare është në thelb të platformës prej 7 pikash. Aleatët propozojnë mbledhje të detyrueshme 1 herë në dy javë me kërkesë të çdo njërit prej kryetarëve të opozitës me subjekt të caktuar çështjesh dhe të shoqëruara me vendimarrje të shkruar.
Top Channel