Ja qyteti më i dëmtuar nga tërmeti. Artan Shkreli tregon në Top Talk çfarë do ndodhë me pallatet e pabanueshëm

23/09/2019 16:59

Ditën e sotme në emisionin Top Talk në Top Channel gazetari Denis Dyrnjaja kishte në studio zv ministrin e Infrastrukturës, Artan Shkrelin për të folur mbi lëkundjet e fundit që tronditën vendin.

“Ky ka qenë një nga tërmetet më të forta në Tiranë, po bëjmë gati gjysmë shekulli që nuk kemi parë një tërmet të tillë”, tha Shkreli duke iu referuar lëkundjeve të së shtunës.

“Ky ka qenë një nga tërmetet më të forta në Tiranë, po bëjmë gati gjysmë shekulli që nuk kemi parë një tërmet të tillë”, tha Shkreli duke iu referuar lëkundjeve të së shtunës.

Duke folur për cilësinë e banesave Shkreli tha : “Sa më vonë të jenë ndërtuar aq më të sigurta janë pallatet. Tërmeti u ndje më shumë në Tiranë megjithëse epiqendra ishte në Durrës. Vala e shpërndarjes ishte më e fuqishme se pika e goditjes”.

“Kam një këshillë për arkitektët sa më pak të dala dhe thyerje të ketë një objekt aq më pak është i ekspozuar ndaj tërmeteve. Jemi në një moment ku janë ngritur shumë grupe pune për të verifikuar dëmet. Janë 500-600 banesa të konfirmuara, ndoshta deri në 1000 mund të shkojë numri i banesave që kanë dëmtime nga tërmeti në Tiranë.

Ne sot kishim një mbledhje në ministri ku merrni pjesë edhe shoqata ndërtuese , u është kërkuar që stafin e tyre ta vënë në dispozicion të situatës për ta zgjidhur atë sa më shpejt. Për disa objekte nuk ka një dëmtim tërësor, nëse dëmtimet prekin pjesë të rëndësishme atëherë duhet ribërë.

Ai që ka shtëpinë e siguruar kostot ua paguan kompania e sigurimit, ata që nuk i kanë shtëpitë e sigururuara për pjesët që shpallen të pabanueshme besoj që shteti do marrë përgjegjësi në këtë rast. Do sistemohen diku deri në riparim, sepse nuk dol lihen jashtë.

Nuk ka ende një faturë financiare, do dalë kur të mbarojë matja e dëmeve të cilat do ndahen në 3 grupe: në dëme të lehta, dëme që mund të riparohen dhe ato që nuk mun të riparohen. Nga të dhënat paraprake Tirana është goditur më rëndë”, tha Shkreli.

Top Channel