Fotot/ Si u mbushën mbrëmë sheshet dhe rrugët e Tiranës nga alarmi fals për tërmetin
23/09/2019 08:44
Një lajm i shpërndarë rreth orës 22:30 në disa portale ku paralajmërohej tërmet i fuqishëm në Durrës dhe Tiranë shkaktoi panik te qytetarët. Lajmi, i cili nuk bazohej askund, parashikonte një tërmet të fuqishëm rreth orës 23:30 të 22 shtatorit.
Menjëherë pas këtij alarmi fals, qytetarët në kryeqytet braktisën shtëpitë dhe u dyndën në sheshe dhe rrugë. Edhe pse gjatë ditëve të fundit është raportuar shpesh se tërmetet nuk mund të parashikohen, sërish paniku te njerëzit ishte i lartë.
U desh të kalonte ora 23:30, si dhe të reagonin të gjitha autoritetet për të mohuar pretendimin për tërmet, që qytetarët të qetësoheshin dhe të riktheheshin në banesat e tyre.
Top Channel