Kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kthjellime, si parashikohet moti për këtë të shtunë Korça, një prej prodhuesve më të mëdhenj të mollës në vend për të disatin vit radhazi ka organizuar festën e mollës.
Promovimi i këtij prodhimi, sidomos në zonën e Dvoranit, por edhe fshatrat e tjerë ka bërë që sezoni i vjeljes së mollës të kthehet edhe në një festë. Pas vjeljes simbolike të mollëve nga fëmijët, festa është përcjellë edhe përmes një panairi ku janë ekspozuar varietetet e ndryshme të mollës si edhe aktivitetet festive.
Për fermerët e Korçës, prodhimi i mollës është një traditë pas së cilës qëndron një punë dhe përkushtim i madh, ndërsa kultivimi i mollës favorizohet edhe nga klima e përshtatshme.
Festa e mollë.s për të disatin vit radhazi synon jo vetëm promovimin e këtij produkti por vjen edhe si një aktivitet festiv për turistët dhe vizitorët që zgjedhin Korçën.
Top Channel