Caktohet ora dhe data, Komisioni i Pavarur i Zbatimit të Ligjit seancë dëgjimore me kreun e KLP-së

23/09/2019 11:31

Përmes një njoftimi për mediat, Komisioni i Pavarur i Zbatimit të Ligjit bëri me dijeni se nesër, në datën 24 Shtator 2019, ora 13.00 do të zhvillohet një seance dëgjimore publike me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në vazhdim të veprimtarisë së tij, bazuar në nenin 288 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, dhe në Vendimin nr.74/2018 të Kuvendit të Shqipërisë, në datën 24 Shtator 2019, ora 13.00do të zhvillojë një seance dëgjimore publike me Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kjo seancë është parashikuar të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, salla e mbledhjeve të Komisionit të Çështjeve Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.

Top Channel