50 gra dhe fëmijë parashikohet të përfitojnë nga amnistia që, sipas një projektligji të Ministrisë së Drejtësisë, po diskutohet të aplikohet në përfundim të vitit. Ndërsa gjatë javës, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj takoi 114 gra duke premtuar se projekligji do të përfshijë të dënuarat që u kanë mbetur 3 vite burgim, si dhe përfitojnë edhe të dënuarat me vepra të rënda.
Shoqata e avokatëve penalistë ka një mendim akoma më tolerant për të burgosurit. Kreu i shoqatës, Saimir Vishaj, në shkresën që Top Channel disponon, sugjeron që amnistria të japë efekt edhe tek burrat, kryesisht jo vetëm ata të dënuar për krime banale.
“Amnistia duhet të përfshijë edhe ata që janë arrestuar për energji elektrike, hashash apo edhe ata që kanë një jetë që qëndrojnë burgjeve dhe u kanë mbetur edhe pak vite”, thotë Vishaj.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve tregon për Top Channel se në burgje mbahen si të dënuar edhe të paraburgosur 5108 shtetas. Kryesojnë të dënuarit dhe të paraburgosurit shtetas të arrestuar për çështje droge, me një shifër prej 1634.
“Vitin e kaluar nisma për të aplikuar amnistinë dështoi për shkaqe politike”, sqaron Vishaj.
114 gra dhe fëmijë mbahen në sistemin penitenciar për vepra nga më të rëndat, deri te vjedhjet dhe çështjet e drogës.
Top Channel