Ekspertët thonë se në rastet e tërmeteve me magnitudë mbi 5 ballë, mundësia e pasgoditjeve është 99%. Lëkundjet janë me intensitet më të ulët, por rrezikshmëria mbetet.
I rëndësishëm është reagimi njerëzor gjatë dhe pas tërmetit, si futja poshtë një tavoline apo mobiljeje që nuk ka rrezik të rrëzohet mbi ne.
Në rastin e një tërmeti është i kuptueshëm paniku te njerëzit.
Këta të fundit është e rëndësishme të dinë se, aktiviteti sizmik, veçanërisht me magnitudë mbi 5 ballë, në 99 % të rasteve shoqërohet me pasgoditje. Tërmeti në Itali më 24 gusht 2016, me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter, u shoqërua pas 10 minutash me një tjetër tërmet me magnitudë 4.2 dhe pas 20 minutash me lëkundje toke 5.2 të shkallës Rihter.
Ekspertët shprehen se kjo do të thotë, se edhe pasgoditjet janë në të shumtat e rasteve po aq të rrezikshme sa tërmeti i parë, por që vijnë duke ulur intensitetin e tyre.
Sipas tyre, gjatë një tërmeti, si fillim duhet ruajtur qetësia, të uleni menjëherë në dysheme duke mbledhur duart dhe krahët përpara se tërmeti t’iu rrëzojë, duke u ulur poshtë një tavoline apo mobiljeje që nuk mund të rrëzohet mbi ty. Kur nisin lëkundjet nuk duhet të lëvizni nga njëra dhomë në tjetrën, por dilni me kujdes nga banesa pas tërmetit.
Top Channel