Sinoptikani i njohur grek Sakis Arnaoutoglou paralajmeron se ne kater pese-ditet e ardheshme kerkohet nje kujdes i madh ne Shqiperi kryesisht ne zonat qendrore, perendimore dhe veriperendimore te saj pasi te dhenat sinoptike te fundit tregojne se moti do te jete teper I paqendrueshem me stuhi, shtrengata dhe rreshje teper te fuqishme dhe nuk perjashtohet qe keto te godasin zonat e demtuara nga termeti.
“Nuk mjaftojne termetet , por tani parashikimet kembengulin per reshje te dendura shiu në katër ditët e ardhshme në Shqipërinë fqinje, të afta të shkaktojnë përmbytje në zonat kryesisht te Shqiperise qendrore por dhe ne veri te vendit ,ndoshta edhe ne zonat e goditura nga termeti. Le të shpresojme qe parashikimet e motit te mos jene te sakta dhe ju uroj personave te cilet pesuan deme nga termeti te kene force dhe kurajo”- shkruan ne llogarine e tij ne fb sinoptikani grek.
Δεν έφταναν οι σεισμοι, τώρα τα προγνωστικά στοιχεία επιμένουν και για ισχυρές βροχές-καταιγίδες το επόμενο τετραήμερο…
Posted by Σάκης Αρναούτογλου Sakis Arnaoutoglou on Sunday, September 22, 2019
Arnautoglou I pyetur nga TCH se kur mund te kete nje pamje me te qarte per sasine e rreshjeve ka sqaruar se deri ne mesditen e se henes te kete te dhena me te sakta per fuqine e stuhive dhe sasine e rreshjeve qe sipoas hartes qe ai publikon duket se do te jene te medha.
Sakis Arnaoutoglou I njohur tashme per publikun shqiptar pasi nepermjet Top Channel ka parashikuar disa here fenomene te tejskajshme ne Shqiperi , ka mijera ndjekes shqiptare ne llogareite e tij ne mediat sociale per shkak te perpikmerise se modeleve te prognozave qe ai perdor.
Aleksander Marku
Top Channel