Në garën për Çmimin e Madh të Singaporit pati shumë emocione por spikati mbi gjithçka, dopieta fantastike e skuadrës së Ferrarit.

Sebastian Fetel preu finishin i pari i ndjekur nga shoku ui skuadrës Sharl Lëklerk, një ndalesë e botërorit me strategji perfekte për kokëkuqen që shkëlqeu edhe mes dritave të forta në mbrëmjen e shtetit ishull.

Sebastian Vettel iu përgjigj si duhet lumit të kritikave dhe pas plot 392 ditësh u rikthye në shkallën më të lartë të  podiumit të Formula 1. Në një garë të çmendur e të padeshifrueshme për dy orë, piloti gjerman befasoi edhe favoritin Ljuis Hemilton, edhe talentin Lëklerk që ka arritur të fitojë zemrat e tifozëve. I treti Verstapen dhe vetëm i katërti kampioni në fuqi i Mercedes.

Skuadra gjermane hasi në vështirësi të mëdha madje nuk kapi dot as kohën e Red Bull të Verstapen, duke mbetur jashtë nderimeve në podium. Ljuis Hemilton vazhdon të kryesojë për pilotë me 296 pikë dhe titulli duket një diskutim i mbyllur për Ferrarin, por jo për shokun e skuadrës së kampionit, Valteri Botas që është në kuotën e 200 pikëve në vendin e dytë. Ndërkohë për konstruktorët, skuadra gjermane është thuajse e pakapshme këtë sezon me 527 pikë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA