Në një deklaratë për mediat, ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri me dijeni se dita e nesërme do të jetë pushim për të gjithë nxënësit e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit.
Po kështu shtoi se ditë pushimi do të jetë njëkohësisht edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.
“Fatmirësisht, situata ne terren paraqitet drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të tejkalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin. Ndërkohë, unë jam e bindur se neve si MASR na takon mirë-informimi i nxënësve mbi fatkeqësitë natyrore dhe përgatitjet që duhet të bëjmë për t’iu shmangur lëndimeve nëse ato ndodhin. Ne sot që flasim, në kurrikulat tona tashmë i trajtojmë këto tematika. Por besoj fuqishëm që duhet t’i mëshojmë edhe më fort kësaj pike”, tha ajo ndër të tjera.
Top Channel