Ndonëse deklaroi disa herë se ishte i drejtpërdrejtë në deklaratat dhe se nuk ka nevojë të flasë me nënkuptime, Saimir Tahiri nuk qëndroi as sot larg mesazheve për kolegët e tij në Partinë Socialiste.

Shumë prej deklarateve dukej se shënjestronin vetë kryetarin e partisë, Edi Ramën, por edhe disa nga ata që janë konsideruar gjithnjë si rivalët e tij brenda socialistëve, Fatmir Xhafajn apo Erion Veliajn.

Më poshtë do të gjeni disa prej këtyre mesazheve:

“Ka tjetër ekip me “like” and “share”, mua nuk më interesojnë këto dhe dua të kem përgjigje vetëm për të drejtën time. Nuk dua të abuzoj, por e di shumë mirë kë kam rrotull”.

“Kam marrë mesazhe nga ish-kolegët (e PS). Komunikoj me disa, nuk komunikoj me disa të tjerë që nuk i njoh fare. I falenderoj të gjithë ata që më kanë shkruar dhe ende nuk kam patur mundësi tu përgjigjem”.

“Nuk e di pse e kuptoni dhe rikthimin e shihni vetëm në Qeveri apo qeverisje. Nuk e kam menduar këtë çështje tani. Se çfarë do të bëjë me jetën dhe karrierën time, nuk e ka në dorë as partia dhe as kushdo individ brenda asaj partie”.

“Më vlen më shumë drejtësia sesa partia. Më keni trembur sa herë më keni pyetur “a do bëhesh kurban?”, dhe më keni fyer. Kurban nuk do të thotë të shkosh në burg, por të mos jesh i lirë. Në Parlament dhe politikë ka njerëz kurban sepse kanë frikë të flasin. Ka kurban sa të duash sot nga ata që qeverisin. Ata janë kurban, unë jo”.

  Foto Galeri/ Gjuha e trupit, Tahiri i qeshur dhe kërcënues

  Tahiri akuza Ambasadës së SHBA: Deklarata për vendimin, presion ndaj Gjykatës

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA