Facebook vazhdon të këmbëngulë për lançimin e monedhës dixhitale libra, vitin e ardhshëm pavarësisht se autoritetet përreth botës po përpiqen ta ndalojnë këtë.
Që kur kompania teknologjike amerikane zbuloi planet në qershor, monedha dixhitale është përballur me rregullore dhe skepticizëm politik, me Francën dhe Gjermaninë që janë angazhuar për ta ndaluar librën të operojë në Evropë.
“Qëllimi është që të lançojmë Libra-n vitin e ardhshëm”, thanë drejtues të Facebook. “Deri atëherë, do të duhet të adresojmë të gjitha problemet me kujdes dhe të krijojmë një rregullore të qëndrueshme.
Projekti i gjigandit të medias sociale, u prezantua ndërsa kjo e fundit po shtyhet drejt tregtisë elektronike dhe është një përpjekje e profilit të lartë për ti bërë më të pranueshme valutat dixhitale.
Libra do të mbështetet nga një rezervë asetesh reale, përfshirë depozita bankare dhe siguracione qeveritare afatshkurtra dhe do të mbikqyret nga një organizatë me 28 anëtarë. Struktura ka si qëllim të forcojë besimin dhe stabilizojë luhatjen e çmimeve që përndjek monedhat dixhitale dhe i bën ato jo praktike për tregti dhe pagesa.
Top Channel