Sipas një studimi të organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin, OECD, Gjermania si më parë është një destinacion i preferuar si vend migrimi.

Në bazë të një studimi krahasues të OCED, Gjermania renditet pas SHBA-së si vendi i dytë më i preferuar nga migrantët. Nga ana tjetër numri i të ardhurve si refugjatë në Gjermani ka rënë, në vend të tyre drejt Gjermanisë vijnë të huaj që kërkojnë punë apo duan të studiojnë.

Në studim, nënvizon DW, konstatohet edhe një fenomen tjetër. Gjithnjë e më pak punëtorë vijnë nga Europa Lindore. Polonia për shembull po kalon gjithnjë e më shumë nga një vend ku emigrohej në një vend destinacion për punëtorët migrantë.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz nga Ballkani Perëndimor kërkojnë punë në Gjermani. Në të njëjtën kohë ka rënë ndjeshëm numri i kërkesave për azil nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Aktualisht shanset e atyre që kërkojnë punë në Gjermani janë shumë të mira.

Në fund të vitit 2018, gati 70% e të ardhurve kishin gjetur punë. Por punët që bëjnë ata janë të thjeshta, shumë të ardhur ose nuk paguhen mirë, ose janë të mbikualifikuar. Por OECD pret që në vitet e ardhshme të ketë sërish një valë të re refugjatësh. Në BE në tërësi kërkesat e para për azil kanë rënë në nivelin e vitit 2014, por Komisioni Europian raportoi, se në korrik të këtij viti është shënuar një rritje e shpejtë e kërkesave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA