Zona 51, vendi sekret në SHBA ku forcat ajrore amerikane thonë se testojnë armët e reja sekrete ushtarake, ndërsa të rinjtë thonë se ka UFO, u rrethua vërtet nga entuziastët e teorive të alienëve, edhe pse organizimi nisi si shaka. Megjithatë, ishin shumë pak në numër.

Rreth 2 milionë njerëz klikuan një lloj peticioni në një faqe të Facebook, ku premtonin se do të shkonin te Zona 51 e do ta mësynin me forcë, për të zbuluar alienët.

Faqja u përhap aq shpejt sa  bë e rrezikshme. Facebook e mbylli dhe personi që e hapi tha që ishte shaka. Por për ushtrinë amerikane nuk ishte shaka. Forcat ajrore deklaruan hapur se do të mbrojnë me çdo kusht asetet e vlefshme të popullit amerikan.

Ndërkohë, të rinjtë që janë mbledhur janë duke hasur vështirësi akomodimi. Zona është shumë pak e populluar dhe hotele nuk ka pothuajse fare. Rreth e rrotull ka qytete të braktisura dhe shkretëtirë.

Megjithatë, ata që u mblodhën sot nuk përbënë asnjë shqetësim për ushtrinë amerikane, pasi ishin kryesisht të rinj paqësorë, aspak për “mësymje”, por thjesht në kërkim të një mundësie për t’u argëtuar.

FOTO GALERI
1/13
Ata pak qindra veta që shkuan për “mësymjen”, e vetmja gjë që gjetën për alienët ishin bizneset rrotull zonës të dekoruar me temë alienësh për turizëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA