Mijëra peshq të ngordhur kanë mbushur brigjet e liqenit Koroneia, në Greqinë veriore, si rezultat i temperaturave të larta dhe rënies së nivelit të ujit.

“Një periudhë e gjatë thatësire dhe temperaturash të larta, i la peshqit pa ushqim”, tha për “AFP” Dimitra Bobori, përgjegjëse për liqenet në rajon.

Liqeni, që ndodhet 30 km larg Selanikut, ka përjetuar në mënyrë të përsëritur episode të ngjashme në dekadat e fundit. Thellësia e Koroneia-s ka rënë me 2.8 metra që ishte në 2014, deri në 60 ose 80 centimetra aktualisht. Sipas autoriteteve, përpjekjet inxhinierike për ta ndaluar këtë rënie niveli, kanë dështuar.

Liqeni njihet si një habitat i pasur dhe destinacion për zogjtë migrues; po kështu është edhe pjesë e rrjetit Natura, të mbrojtjes ambientale evropiane.

Pas disa paralajmërimesh për Greqinë, që ta mbrojë liqenin, Komisioni Evropian e çoi çështjen në gGykatën Vvropiane të Drejtësisë, në 2011-n. Që nga 1995-a, mijëra peshq të ngordhur janë regjistruar në brigjet e liqenit dhe popullata e zogjve është prekur po ashtu.

Në 2007-n, rreth 200 zogj u gjetën të ngordhur në brigjet e liqenit. Ndërsa katastrofa më e madhe u shënua në 2004, kur 4500 zogj ngordhën pas shfaqjes së një toksine në ujë.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA