Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio, ka njoftuar se do të tërhiqet nga gara demokrate për Shtëpinë e Bardhë.
“Ndjej se kam kontribuar me gjithçka që mundem në këto zgjedhje paraprake dhe është e qartë se ky nuk është momenti im”, tha ai.
“Ndaj do ti jap fund fushatës sime presidenciale, do të vazhdoj punën si kryebashkiak i qytetit të Nju Jorkut dhe do të vazhdoj të ngre zërin për njerëzit punëtorë”.
58-vjecari, de Blasio, shpalli kandidaturën e tij në maj. Vëzhguesit thonë se fushata e tij nuk mundi të spikasë në një fushë të mbushur plot me kandidatë demokratë që kërkojnë të rrëmbejnë nominimin e partisë.
Tani mbeten 19 demokratë në garë, me ish zëvendëspresidentin Joe Biden, që aktualisht kryeson sondazhet, pasuar nga senatorët e krahut të majtë, Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders. Pjesa tjetër e kandidatëve demokratë, kanë janë të distancuar prej tyre në pjesën më të madhe të sondazheve.
Top Channel