Një sasi prej 42 kg heroinë e pastër u sekuestrua prej departamentit të anti drogës së Selanikut gjatë një operacioni për shkatërrimin e një organizatë të trafikimit ndërkombëtar të drogës.

Sipas policisë greke,lënda narkotike ishte importuar prej Turqisë dhe po tentohej te blihej prej dy shtetasve shqiptare, të cilët do ta dërgonin atë në kryeqytetin e vendit, Athinë.

Prej verifikimeve,rezultoi se droga ishte fshehur në portat e dy automjeteve me targa bullgare,në të cilat udhëtonin 4 shtetas bullgarë,tashmë të arrestuar.

Bullgarët morën paradhënien për sasinë e droges në Selanik, dhe pasi ta dorëzonin atë në Athinë ,do të merrnin edhe pjesën tjetër të parave, por ishte ndërhyrja e forcave të policisë, që prishi planin e tyre për të mbushur me drogë, piacën e narkotikëve të Athinës.

Dy shtetasit shqiptarë 29 dhe 49 vjeç, udhëtonin në bordin e një Audi me targa shqiptare,i cili tashmë u sekuestrua prej anti drogës greke.

Policia greke kishte informata të sigurta lidhur me transportin e heroinës, pastërtia e së cilës vlerësohet në 99.99%,dhe pasi ndoqën automjetet që në hyrjen e tyre në zonën e kufirit greko-turk në Komotini,e bllokuan atë në afërsi të aeroportit të Selanikut.
N
ë total u sekuestruan 81 pako me 42.120 gramë heroinë, 3900 lekë shqiptarë, 3 automjete që shërbenin për transportin e lëndës narkotike.

Të arrestuarit dhe materialet në ngarkim të tyre, u dërguan në gjykatë,e cila vendosi t’i lërë në burg pa afat ,ndërsa hetimet do të vazhdohen për anti drogë së Komotinisë.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA