Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj ka folur në parlament për marrëveshjet e BERZH për tregtinë me Ballkanin Perëndimor.

Ajo tha se ky projekt në vetëvete synon përmirësimin e shërbimeve në pikat ndërkufitare, përmirësimin e sistemit kompjuterik dhe rritjes së efikasitetit në mënyrë që shërbimi të jetë i shpejtë dhe tregtia e mallrave të ketë kosto të ulëta.

“Projekti synon të përmirësojë pikat e kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut. Projekti i BERZH do të kontribuojë në thjeshtësimin e procedurave në pikat kufitare. Kjo do të mundësojë që kompanitë të realizojnë më thjesht punë e tyre”-tha Denaj.

Top Channel