“Jam gati të largohem nga Komisioni i Reformës”, kështu ka thënë Damian Gjijnuri për mediat, i cili aktualisht është kryetar i Komisionit.

Kjo deklaratë e tij vjen pas deklaratave të djeshme të kreut të PD, Luzim Basha i cili në një përgjigje ndaj letrës së kryeministrit Edi Rama tha se:

“ S’mund të fshihemi pas letrave, flet-rrufeve publike apo kërkesave të pa sinqerta. Apo provokimeve të rënda sic ai i ftesës nga Damian Gjiknuri i dyshuari kryesor i dosjes 184. Pranimi i situatës në vend, i paligjshmërisë dhe bashkëpunimit të kësaj qeverie me krimin mund të vendosë bazën për daljen nga kriza dhe një reforme zgjedhore bashkë me një reform politike”, tha Basha dje.

Gjiknuri e ka quajtur këtë kërkesë të opozitës absurde, por se ai është i gatshëm që ta rishikoj pozicionin e tij në PS.

“Kërkesa e opozitës absurde megjithatë unë jam i gatshëm ta rishikoj pozicionin tim pas konsultimeve me PS. Isha ideatori i nismës që opozita jashtë parlamentare të kishte vendin e vet në komisionin e reformës. Strategjia e Bashës “Rama ik” përfundoi në “Damian ik”, unë iki vetëm ata të votojnë reformën”. Është hera e parë në politikën shqiptare që kushtëzohet interlokutori, është njësoj sikur ne të themi nuk do bashkëbisedojmë me Lulzim Bashën se ai ka pasur akuza politike që ka vrarë 4 vetë. Unë nuk jam i dënuar nga asnjë gjykatë. E rëndësishme është që ata të vijnë dhe të pranojnë komisionin e reformës zgjedhore” tha ai më tej.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA